Kosova

Kurti për “Open Balkan”: E ardhmja e Kosovës është BE-ja, dallimet nuk ndikojnë në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

15:34 - 16.09.21 gsh

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev nuk janë pajtuar sot për iniciativën “Open Ballkan”.



Kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për medie, pas mbledhjes së dy qeverive, tha se Kosova dëshiron sa më shumë marrëveshje në aspektin bilateral në rajon dhe jo iniciativa ku nuk është Bashkimi Evropian brenda.

“Ne dëshirojmë sa më shumë marrëveshje dhe zbatimin e tyre në aspektin bilateral, Republikë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbledhja e sotme është dëshmi e kësaj. Jemi të orientuar nga e ardhmja dhe për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë. Ne si Republikë e Kosovës i mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian dhe janë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara sot me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të cenohen në zbatim, pavarësisht ndonjë dallimi që mund të kenë.

Ndërsa, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u shpreh se për “Open Balkan” kanë mendime të ndryshme me kryeministrin Kurti, por nuk do të thotë se nuk mund të ketë marrëdhënie të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.