AKTUALITET

“Kozak” reagon pas rrëmbimit: Ishin 20 veta, me armë e thika. Më futën me zor në makinë

11:23 - 24.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I njohur si “Kozak”, personazhi i njohur i Instagramit, që u rrëmbye dje nga katër persona ka dalë sërish live në rrjet, duke treguar versionin e tij për ngjarjen. Sipas tij, ai është rrëmbyer nga një numër i madh personash me armë e thika, e që sipas “Kozak”, lëviznin me tre makina.




Pas rrëmbimit, Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.

“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë”, shprehet Kozak.

Kujtojmë se denoncimi i zhdukjes u bë në polici nga familjarët e “Kozak”. Sipas të dhënave, rezulton se ai është rrëmbyer nga të afërm të Fabio Dushkut, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Greqi. Kozak dhe Fabio sistematikisht kohët e fundit kishin pasur konflikte dhe kanë ofenduar dhe shara njëri-tjetrin në rrjete sociale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.