Kryesore

“Kthimi i Shqipërisë në shinat e demokracisë e zhvillimet në rajon”, Basha flet pas takimit me zyrtarë të Senatit amerikan

16:20 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në përfundim të takimin me zyrtarë të senatit amerikan kryedemokrati Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat se demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin që zgjati për rreth 30 minuta.




“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri por ndër shokët politikani i korruptuar, të krijojmë një klime investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët.

Çështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore.”-u shpreh Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.