Nga Petrit Vasili
Venecia ka bere opinionin e saj ndaj kerkeses se Shoqates se Kryetateve te Bashkive per zgjedhjet lokale moniste te 30 qershorit.
Eshte dukshem nje opinion i mberthyer nga nje “hall” i madh sepse opinioni i kundervihet hapur dhe ne menyre vetvrasese raportit final te ODIHR per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thote qarte:
“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”
Por Venecia serish nen ngerçin e ” hallit” del edhe kunder vetes sepse ne Opinionin Final nr. 959/2019 thote:
“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.
Ndersa ne opinionin e dy diteve me pare te 13 tetorit 2021 Venecia ne nje kontradikte vetvrasese thote:
“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.
Ndersa ODIHR ne opinionin final per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thote:
“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:
mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;
fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.
A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?
Pergjigja eshte sigurisht: PO!
Atehere Pyetja e madhe, qe shtron kushdo eshte:
Çfare halli apo ç’lobim e vuri Venecian ne kete pozicion vertete qesharak sa qe e detyron ti kundervihet ODIHR dhe vetes??
Zgjedhjet moniste te 30 qershorit u zhvilluan pa dekret te Presidentit, me bojkotimin e 85 % te popullit, me nje vote te hapur dhe jo te fshehte pra ishin zgjedhje partiake te rilindjes dhe jo zgjedhje te pergjithshme lokale.