Kryesore

Dimër në mes të vjeshtës, ja kur pritet të ulen temperaturat. Sinoptikania zbulon se si do të jetë moti në fundjavë

10:00 - 22.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Keni bërë plane për fundjavën dhe doni të dini se si do të jetë moti?! Sinoptikania e Metoealb, Lajda Porja në një komunikim përmes skype për ‘Vila 24’ pohoi se pasditja e sotme dhe dita e nesërme do të regjistrojë episode shiu me ndërprerje, ndërkohë që duke nisur nga e diela do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 19 gradë C. Ajo bën të ditur se fundjava do i ngjajë një “dimri të shkurtër”.




Gjatë ditës së nesërme do të mbizotërojnë vranësirat, ndërkohë që reshjet e shiut do të nisin gjatë natës, duke u gdhirë e diela.

“Gjatë mesnatës, duke zbardhur e diela do të presim masa ajrore që do të sjellin rënie të menjëhershme të temperaturave. Maksimalja nga vlera 25-26 gradë do të jenë jo më shumë se 19 gradë, pra është një dimër i shkurtër. Pritet që këto temperatura të zgjasin deri në fillim të javës tjetër. Dita e mërkurë do të ketë vlerat afër dhjetorit. Por e diela do të ketë stuhi erë dhe do e ndjemë të ftohtin edhe më shumë.”, -tha Porja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.