AKTUALITET

Presidenti Meta përkujton ditëlindjen e Hilmi Haradinajt: Respekte për babain trim dhe fisnik të komandantëve të UÇK-së

19:32 - 25.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar përvjetorin e lindjes së babait të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.




Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se e nderon me respekt këtë baba trim dhe një fisnik i heronjve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, për veprimtarinë patriotike për çështjen kombëtare dhe një Kosovë të pavarur.

“Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjëve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur”, shkruan Kreu i Shtetit.

Hilmi Haradinaj u nda nga jeta tre vite më parë. Ai së bashku me djemtë e tij: Ramushin, Luanin, Shkelzenin, Dautin dhe Enverin, kishin qenë të angazhuar në lirimin e Kosovës, nga regjimi serb.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.