EKONOMI

Përpunuesit e qumështit kërkojnë rishikim të paketës fiskale 2022: TVSH 6% për produktet shtazore, të hiqet akciza e gazit, 10 lekë/litër subvencionim për fermerët

17:24 - 09.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në paketën fiskale të vitit 2022 qeveria kishte propozuar taksë 100 lek për 1 kg qumësht pluhur të importuar në vend, por pasi përfaqësuesit e kompanive të qumështit lobuan me qeverinë kjo taksë u hoq në projektligjin ‘Për taksat kombëtare’.




Përpunuesit e qumështit thonë se në këtë industri nuk lejohet të përdoret masivisht qumështi pluhur për produktet e bulmetit ndonëse në relacionin e paketës fiskale sasia e importuar e këtij produkti për vitin 2020 ka qenë në masën mbi 1.400 ton/vit, sasi kjo rreth 2.5 herë më e lartë krahasuar me atë të vitit 2016 që ka qenë rreth 560 ton/vit”.

“Janë 2 ligje që rregullojnë ushqimin në Republikën e Shqipërisë të cilat qartësisht e saktësojnë që për qumështin masiv, për atë që ne e quajmë kos, djathë të bardhë, djathë kaçkavall, salcë kosi dhe gjizë nuk përdoret qumështi pluhur, për produktet e tjera që nuk janë asnjë nga këto janë produkte qoftë në industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave, akulloreve, çokollatës, mishit apo dhe bukës”, u shpreh Donjaldo Hoxha, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Industria e Përpunuesve të Qumështit”.

Industria e përpunimit të qumështit i ka kërkuar qeverisë rishikim të paketës fiskale 2022 duke i parashtruar edhe disa kërkesa të tjera.
“Normë e reduktuar TVSH në vlerën 6% për të gjitha produktet me origjinë shtazore.10 lekë subvencion për çdo litër qumësht lope/dele/dhi të dorëzuar nga fermeri në pikat e licencuara të grumbullimit ose fabrikat e përpunimit të qumështit. Heqja e akcizës 6 lekë/litër për gazin për industrinë e përpunimit të qumështit”, tha Donjaldo Hoxha.

Gjatë prezantimit të paketës fiskale në komisionin e ekonomisë një javë më parë Ministria e Financave tha se në Shqipëri futet çdo vit mbi 1 mijë ton qumësht pluhur, që përzihet me qumështin natyral dhe nënproduktet e tij.

“Ne nuk kemi kërkuar që të mos ketë taksë për qumështin pluhur ne kemi kërkuar nëse vihet taksë për një produkt që është lëndë e parë nuk mund të lësh pa taksë produktin e gatshëm fundor që është për konsumatorin asgjë më shumë, pra ne kemi thënë rregull në treg”, deklaroi Nikolin Jaka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.