Kryesore

“Fshatar jemi të gjithë”/ Deputeti i opozitës me fermerët e Lushnjes: Nuk gjen më lopë në fshat

13:32 - 25.11.21 gsh

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i është bashkuar sot protestës së fermerëve që u mblodhën sërish përpara Kuvendit dhe tha se qeveria duhet t’i dëgjonte gjashtë pikat me shqetësime që kanë ngritur ata prej mëse tre javësh.



Deputeti i Lushnjes ngriti sërish shqetësimin se në qytetin që ai përfaqëson nuk po gjen më dot lopë, dhe rrjedhimisht edhe qumësht.

Fermerët gjithashtu thanë se janë në prag të falimentimit dhe kërkojnë ndihmë nga qeveria.

Biseda mes tyre jashtë Kuvendit:

Saimir Korreshi: Ne kemi kaq kohë që thërresim që them që thërresim për bujqësinë, kaq kohë që unë ndoshta them që bujqësia ka marrë fund ndoshta do i shkoja dhe me cizme asaj ministres po s’më lanë herën e parë dhe me sallator dhe me presh. Të gjithë këta fermerë është e drejtë ajo që thonë

Fermeri: Ne jemi të falimentuar o zoti deputet jemi të mbaruar

Saimir Korreshi: E di pra e di dal ta them mendimin

Fermeri: Ore e ke thënë ti por ta thonë të gjithë se të gjithë e hanë domaten e prodhuesit

Saimir Korreshi: Patjetër të gjithë deputet e opozitës janë në krah të fermerëve

Fermeri: Të gjithë deputetët dhe të pozitës dhe të opozitës ne nuk jemi politikisht këtu.

Saimir Korreshi: Ore nuk ka më asnjë fshat të Lushnjes nuk po gjej më lopë kam një shok në Golem ku edhe unë merrja qumësht po ka më shumë se 10 lopë e gjithë njësia administrative atje që ka qenë mbahesh vetëm me këtë punë sot nuk gjen lopë në fshat.

Fermeri: O deputet po ne kemi nja 10- 15 atje në parlament, kanë frikë ata apo bëjnë ndonjë pazar me deputetët e tjerë ata?

Fermeri tjetër: Farërat nuk janë të mira nuk janë cilësore. As rroga kemi asgjë.

Saimir Korreshi: Vetëm dy javët e fundit që keni bërë protestat i keni ngit 6 pika minimalisht të dëgjoheshin

Fermeri: O Saimir pikat kanë hallin e vet ne kemi hallin tonë

Saimir Korreshi: Po pikat e juaja ore

Fermeri: Më fal se fshatar jemi o burr

Saimir Korreshi: Po të gjithë nga fshati jemi ore

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.