Kryesore

Në pritje të zgjedhjeve lokale/ Pse mbetën pa kryetar 6 bashkitë pas 30 Qershorit

15:24 - 19.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Në një kohë kur duket se data e zgjedhjeve lokale te pjeshme do të jetë 6 Marsi, aktualisht në vend janë 6 bashki pa kryetar. Bëhet fjalë për bashkinë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Mallakastrës.



Dënimi i padeklaruar i Valdrin Pjetrit

Bashkia e parë që mbeti pa kryetar ishte Shkodra. KQZ nuk i ligjëroi mandatin kandidatit fitues Valdrin Pjetrit që u zgjodh në 30 Qershor, pas nisjes së një hetimi për një dënim të padeklaruar në formularët e dekriminalizimit. Çështja penale ndaj tij u pushua më pas nga Gjykata e Tiranës. Në detyrë, përtej mandatit, Voltana Ademin.

Gafa e Valbona Sakos

Bashkia tjetër pa kryetar është ajo e Durrësit. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit dha dorëheqjen, pas deklaratës të dhënë në një intervistë televizive se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima. Sako dha lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme. Ajo falenderoi të gjithë për besimin dhe ju kërkon mirëkuptimin të gjithëve. Sako vjen nga fusha e financave dhe me një përvojë mbi 25 vjeçare në kët fushë si dhe trajnime të shumta Brenda dhe jashtë vendit. Sako, ka qënë drejtoresha e Tatimeve në Durrës, njihet për një karrierë të gjatë në profesionin e saj, ndërsa prej gjashtë vitesh ka mbajtur këtë post.

Dënimi i padeklaruar i Agim Kajmakut

Ndërsa Bashkia Vorë mbeti pa kryetar në nëntor 2019, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun. Ai nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim nga një gjykatë greke. Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Agim Kajmakun më 11 nëntor 2019. Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri. Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post. Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post (Picari u shkarkua më vonë). Prokuroria e akuzoi ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Kryebashkiaku që u bë deputet

Bashkia Dibër është e radhës në listën e bashkive pa drejtues të zgjedhur. Ish-kryetari i dalë nga zgjedhjet e kaluara lokale dha dorëheqjen për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e prillit 2021, ku nuk fitoi. Dionis Imeraj ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm dhe më pas ka drejtuar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

Ndarja nga jeta e kryebashkiakut të Rrogozhinës

Ndarja nga jeta për shkak të një infarkti e Haxhi Memollës, në shkurt 2020, la pa drejtues të zgjedhur Bashkinë e Rrogozhinës. Sot ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili mësohet se nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.

Burgosja e kryebashkiakut për korrupsion

Në korrik 2021, pa kryetar mbeti edhe Bashkia e Lushnjës. Fatos Tushe u shkarkua nga detyra me vendim qeverie, një ditë pasi u arrestua nga SPAK, si i dyshuar për “shpërdorim detyre”. Fatos Tushe ishte deputet deri në 2011, kur dha dorëheqjen sepse kandidoi për bashkinë e Lushnjës. Arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ish kryebashkiaku edhe më herët, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.