20 janar 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë.
MISTERI / Forcat e KFOR prangosin në Prizren Alush Shalën: Veprimtari në lidhje me Shqipërinë
Arrestohet shqiptari që spiunonte NATO-n
Skandali/ Flet drejtori Italian
Tirana s’meriton bienale tjetër
Prokuroria e merr të pandehur
Kuza: Hajdaraga shpërdoroi detyrën
Kandidati për postin e kreut të shtetit tregon për takimin që pati me kryetarin e PD
Godo: Berisha ka të drejtë“Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus”
Godo aprovon alternativën e Berishës për zgjedhjen e presidentit: “Berisha ka të drejtë: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensusin e të gjitha forcave politike, ku propozimet e opozitës duhet të merren në konsideratë”. Kështu deklaroi dje, themeluesi i Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili është gjithashtu edhe njëri nga pretendentët më seriozë për postin presidencial.
Berisha mbledh krerët e BF: Çfarë do të themi në Bruksel
Opozita: Vetëm qeveri me bazë të gjerë
“Konsensusi i zgjidhjes së krizës në vend mund të arrihet vetëm nëpërmjet krijimit të një qeverie me bazë të gjerë dhe me pjesëmarrjen e të gjithë forcave politike.”