

Gazetat botërore e kanë komentuar në mënyrë të përafërt pushtimin rus të Ukrainës. Pothuajse të gjitha e kanë dënuar agresionin e Putin, përveç medias serbe e cila e ka justifikuar me fraza të tipit “Moska po mbrohet nga kërcënimi i NATO-s”. Një pjesë e mirë e mediave kanë vendosur në faqe të parë fotografinë e fuqishme të një gruaje të plagosur në Ukrainë, ndërkohë që Libero ka zgjedhur të luajë pak me fjalët duke shkruar “Quel figlio di P… utin!”.
Shfaq Komentet (0)