BOTA

Pamjet e luftës/ Shikoni në foto si është shkatërruar qyteti ukrainas i Mariupolit

11:24 - 11.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkalla e shkatërrimit në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit është zbuluar në një seri fotografish dhe imazhesh satelitore.




Zonat e banuara janë rrafshuar, një qendër tregtare është shkatërruar dhe një maternitet është sulmuar. Nga viktimat e shumta, qyteti port jugor ka përdorur një varr masiv për të varrosur të gjithë të vdekurit.

Mariupol, një qytet me rreth 400,000 banorë, prej ditësh i është nënshtruar bombardimesh të rënda.

Populli i tij ka mungesë të konsiderueshme ushqimi dhe uji, thotë nënkryetari i bashkisë së qytetit Sergei Orlov, dhe mungon gjithashtu edhe energjia elektrike, nuk ka ngrohje, nuk ka sistem sanitar.

Njerëzit po detyrohen të shkrin borën për të pirë dhe të presin dru për të gatuar dhe për të mbajtur ngrohtë në temperatura nën zero, thotë ai.

Të mërkurën, tre persona përfshirë një fëmijë u vranë dhe 17 u plagosën në një sulm fatal që shkatërroi një maternitet dhe repartin e fëmijëve të një spitali.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi sulmin si një krim lufte.

Pak më tutje, dëmtime mund të shiheshin në rrugët pranë universitetit, të cilat gjithashtu pësuan dëme të mëdha.

Imazhet nga kompania e teknologjisë satelitore Maxar kanë zbuluar gjithashtu dëmtime në zonat e banuara në jug dhe në lindje të qytetit.

Një tjetër imazh tregon dëmin e bërë në një qendër tregtare në perëndim. Çatitë e dy objekteve janë shkatërruar plotësisht.

Mariupol është një objektiv kryesor strategjik për Rusinë. Marrja e tij do të lejonte rebelët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore të bashkojnë forcat me trupat në Krime – gadishulli jugor i aneksuar nga Rusia në 2014.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.