Intervista

INTERVISTA/ Zv-ministri ukrainas ekskluzivisht për RTSH: Na duhen më shumë municione, do ta fitojmë këtë luftë

14:48 - 25.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 28 ditësh, ushtria dhe qytetarët e Ukrainës po përballen me sulme të vazhdueshme, qoftë nga toka, qoftë nga ajri nga ushtria e Rusisë. Si pasojë e kësaj lufte, ka pasur qindra viktima, miliona njerëz të larguar nga Ukraina dhe miliona të tjerë që kanë ngelur të bllokuar e ndërkohë sulmohen vazhdimisht nga raketat ruse.




Për të kuptuar më shumë rreth situatës në Ukrainë, gazetarja Rezarta Delisula, ka realizuar për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” një intervistë ekskluzive me zëvendësministrin e Punëve Sociale dhe Teknologjisë së Ukrainës, Kostiantyn Koshelenko.

Koshelenko tha për RTSH-në se situata në Ukrainë është shumë e rëndë, pasi tashmë Rusia vazhdon të sulmojë instruktuarën civile, duke lënë shumë viktima.

Njerëzit duhet të fshihen në bunker për shkak të sulmeve nga ajri. Rusët kanë sulmuar edhe shtëpi, spitale dhe dyqane të mëdha si qendra tregtare. Ka shumë radhë njerëzish dhe na nevojitet më shumë ndihma humanitare për t’i shpërndarë tek njerëzit tanë.”, -tha ndër të tjera ai.

Zv.ministri ukrainas u shpreh se duhen më shumë ndihma ushtarake, siç janë municione dhe kundërajrorë nga shtetet perëndimore, për të luftuar me ushtrinë ruse. Po ashtu, ai deklaroi se duhet të mbyllet hapësira ajrore e Ukrainës, për të ndaluar bombardimet nga ushtria ruse.

Rusët po sulmojnë pa pushim qytetet, shtëpitë, maternitetet dhe ndërtesat civile. Na duhen municione, kundërajrorë. Kjo është ajo që na duhen më shumë. Duhet të mbyllim hapësirat ajrore të qyteteve tona. Ky është problemi jonë.”, u shpreh ai.

Megjithatë, Koshelenko shprehet entuziast kur thotë se Ukraina do ta fitojë këtë luftë pasi po luftojnë për tokën e tyre.

Ne jemi në vendin tonë dhe ne do ta fitojmë këtë luftë. Trupat ruse nuk kanë suksese kur sulmojnë trupat tona, dhe për këtë sulmojnë infrastrukturën civile.”, tha ai.

Koshelenko thotë se bashkë me familjen e tij prej kur kanë nisur luftimet ndodhen në Kiev, duke shtuar se pranë shtëpisë së tyre kanë një bunker dhe kur bien sirenat e alarmit strehohen aty.

Gruaja, djali dhe vajza ime, ndodhen në Kiev. Ne kemi një bunker pranë shtëpisë sonë dhe kur dëgjojmë sirenat, shkojmë drejt tyre dhe e kalojmë natën aty.”, -përfundoi Koshelenko.

-Si është situata sot në Kiev?

-Faleminderit për kohën dhe mbështetjen që i jepni Ukrainës!

Tani në Kiev ka lindur dielli, por për njerëzit tanë nuk është një ditë e zakonshme  sepse sulmet ruse vijojnë  dhe njerëzit duhet të fshihen nëpër bunker  për shkak të bombardimeve nga ajri. Rusët kanë sulmuar edhe shtëpi, spitale, struktura civile madje edhe qëndra tregtare dhe  dyqane të mëdha. Dje rusët sulmuan edhe qendrën në Retrovil, është një qendër e madhe ku në të operojnë edhe disa firma franceze me seli në Ukrainë dhe në Rusi.

-Ju jeni zv.ministër i politikave sociale në Ukrainë dhe ndodheni në mes të luftimeve, si është situate në qendrat sociale atje?

-Po unë jam zv. Ministër i politikave  sociale për transformimet dixhitale, qendrat tona punojnë në zonat  ku kontrollohen nga ukrainasit. Falë këtyre ndihmave të vullnetarëve dhe humanitarëve  që vijnë edhe nga perëndimi  janë shpërndarë  nga shtabet lokale  në të gjithë krahinat  dhe qytetet e vendit, por megjithatë këto ndihma janë  të mjaftueshme vetëm për njerëzit  me aftësi të kufizuara, fëmijët, nënat e vetme dhe njerëzit me të ardhurat nën  minimumin jetik. Ka shumë rradhë njerëzish por shtabet tona punojnë pa pushim dhe na nevojiten më shumë ndihma humanitare për t’i shpërndarë një numri të madh të qytetarëve tanë.

-Keni marrë ndihma nga Europa dhe SHBA-ja, por çfarë  i nevojitet  më shumë popullit tuaj?

-Ata thonë se Rusët sulmojnë pa pushim qytetet, shtëpitë, maternitetet, ndërtesat civile. Na duhen municione kundër ajrore, kjo është ajo që na duhet më shumë. Duhet të mbyllim hapsirat ajrore të qyteteve tona, ky është problem kryesor. Ushtria jonë do të bllokojë trupat ruse por armët e Putinit bombardojnë qytetet tona.

-Po morali i popullit si është?

-Morali ynë është shumë i thjeshtë në jemi në vendin tonë dhe ne do ta fitojmë  këtë luftë. Jemi në të drejtën tonë.

-Ju keni një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar, sa janë dëmet e shkaktuara nga lufta? A e ka ndihmuar media luftën në Ukrainë?

-Kjo është si një pikë uji në oqean sepse trupt ruse nuk kanë sukses kur sulmojnë forcat tona dhe nga ana tjetër sulmojnë infrastrukturën, qytetet, palltet, aeroportet, urat.  Tani nuk kemi të dhëna të sakta për dëmet dhe kjo është një nga çështjet kryesore të qeverisë ukrainase, evakuimi drejt pjesës perënimore të Ukrainës. Na duhet të mbështesim ekonominë vendase.

-Më thoni diçka rreth familjes tuaj, aktualisht ndodhen në Kiev?

-Familja ime ndodhet në Kiev prej 25 ditësh, ime shoqe, djali dhe vajza. Ne në fakt kemi një bunker pranë shtëpisë tonë dhe kur dëgjojmë sirenat shkojmë drejt tyre dhe e kalojmë natën aty.

-Përsa i përket percipitimit të situatës, luftës, a do të ndalojë  kjo luftë?

-Mendoj se media ka një rol të madh dhe e vlerësojmë shumë. Shkëmbimi i informacioneve është shumë i vyer sidomos kur bëhet fjalë për agresionin rus  dhe na duhet të promovojmë misionet tona humanitare. Ministria e politikave sociale ka hapur një  llogari bankare në Bankën Kombëtare të Ukrainës, ky informacion  është publikuar edhe në faqen e tyre të internetit dhe ju kërkojmë të na mbështesni sepse kriza është në nivele të larta këtu në Ukrainë.

Faleminderit për mbështetjen!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.