LAJMI I FUNDIT

“Do mbani më mosmirënjohës si Lulushi dhe Bardhushi?”- Berisha nga Elbasani: Kryetarokracia merr fund!

18:46 - 13.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha u përball gjatë takimit me demokratët në Elbasan me një kërkesë të njërit prej tyre.




Ai i kërkoi Berishës që Gazment Bardhi të mos shkelë më në PD-në e Elbasanit duke shtuar se i vetmi demokrat që i përfaqëson ata, është Luçiano Boçi.

Duke iu përgjigjur atij, Berisha u shpreh se do i japin fund kryetarokracisë në PD duke shtuar se edhe ai është zhgënjyer nga qëndrimet e disa prej tyre ndaj demokratëve dhe partisë.

Pyetje: Do mbani më mosmirënjohës si Lulushi dhe Bardhushi? Dua gjithçka që me çizme në shi, jemi ne këtu. Kur vjen puna në tavolina qeverisje na zëvendësonin menjëherë. E treta është të konsultohemi me juristët dhe deputetë. Gazment Bardhi të mos shkelë më në Elbasan. Nuk dua ta shohim këtu. Kemi vetëm një demokrat që na përfaqëson Luçiano Boçi.

Sali Berisha: Faleminderit për ndërhyrjen. Gëzohem shumë dhe shpreh respektin dhe nderimin më të madh. Të nderoj dy herë për faktin se u shërben këtyre qytetarëve. Ky sistem për fat të keq ka rënë në nivelet më problematike për shkak të largimit masiv dhe korrupsionit. Tani ju shtruat me të drejtë qëndrimin e ish kryetarit ndaj tjetrit dhe tjetrit. Cila është zgjidhja? Sigurisht përpjekja për të zgjedhur në përputhje me kritere të drejta është e domosdoshme por është zbatimi i ligjit të partisë. Duhet të bëjmë gjithçka që askush të mos shkelë në ligjin e partisë.

Një natë me tre analistë më shtrojnë pyetjen. Përgjigja ime ishte kjo: Unë do largohem. Po humba zgjedhjet do jap dorëheqjen. Ata më pyetën prapë. U thashë nuk ka rrugë tjetër. Mos mendoni se ke mekanizëm tjetër. Njeriun nuk e bën dot lider. Si bëhet? Humbe zgjedhjet largohesh. Vjen tjetri.

Këtë rrugë kanë zgjedhur. Tani e kemi vënë bashkë në statut. Ai mund të ketë shumë merita por problemi është se nuk dha atë që duhet të jepte. Këtë ka faktuar praktika e vendeve të qytetëruara. Nuk ka nevojë të bëjmë zbulime. Edhe kam zhgënjim nga disa qëndrime të tyre ndaj jush, ndaj normave, standardeve. Tani duhet t’u përmbahemi me forcë të madhe. Kryetarokracia merr fund në këtë parti. Çdo parti që vendos kryetarin mbi ligjin shndërrohet në parti staliniste


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.