BOTA

“Vdekje e Khmaneit dhe Raisit!”/ Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, shpërthejnë protestat anembanë Iranit. Sulmohen dyqanet dhe digjet xhamia

18:59 - 13.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve anembanë Iranit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimet e mallrave thelbësore.




Në fillim të kësaj jave, presidenti Ebrahim Raisi njoftoi një sërë masash për të trajtuar problemet ekonomike të vendit, duke përfshirë ndryshimin e sistemit të subvencioneve dhe rritjen e çmimeve të disa produkteve kryesore, duke përfshirë vajin e gatimit, mishin e pulës dhe vezët.

Ekonomia e Iranit ka vuajtur nga sanksionet e rrepta të rivendosura nga Shtetet e Bashkuara pasi ajo u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshje bërthamore në vitin 2018.

Shifrat zyrtare e tregojnë inflacionin në rreth 40 për qind.

Iranianët reaguan me protesta ndaj masave qeveritare të cilat hynë në fuqi të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Më shumë se 20 persona u arrestuan në qytetet jugperëndimore të Dezful dhe Yasuj, ku protestuesit u bënë thirrje autoriteteve të ndryshojnë vendimet e tyre.

Demonstruesit në qytetin jugor të Izehut sulmuan dyqanet dhe u përpoqën t’i vënë zjarrin një xhamie, tha agjencia e lajmeve.

Protestat shpërthyen menjëherë pas njoftimit të presidentit Raisi të hënën vonë për ndryshimet e bëra në sistemin e subvencioneve të disa mallrave bazë.

Por ai u zotua se çmimet e bukës, benzinës dhe barnave do të mbeten të pandryshuara.

Për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve, Raisi tha se pagesat mujore prej 10 deri në 13 dollarë do të disbursoheshin për çdo anëtar të familjes së familjeve me të ardhura të ulëta.

Fox News shkruan se mes protestuesve ushtojnë thirrjet “Vdekje e Khmaneit dhe Raisit”. Bëhet me dije se regjimi iranian po përgatit arrestime masive javët e ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.