Kryesore

Dalin pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit, Rama: Portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor

08:35 - 21.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike mëngjesin e të shtunës pamjet e projektit nga porti i ri i Durrësit, që e lidh atë edhe me Prishtinën.




Gjatë takimit me ekspertët holandezë, kreu i qeverisë deklaroi se porti i ri i Durrësit bëhet “dhe porti i Prishtinës”, por mund të shndërrohet edhe në “një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”.

“Nga zyra me ustallarët holandezë për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Pjesë nga biseda e Ramës me ekspertët:

Rama: Ju keni shtuar Prishtinën? Fantastike, praktikisht ky bëhet dhe porti i Prishtinës.

Eksperti: Po dhe vetë porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, ka mundësi të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Ky ishte qëllimi ndaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte rrëmujë e tërë, nuk kishte kapacitet për t’u zgjeruar, ndërkohë që porti i ri ka potencial, kapacitete dhe na bën portën hyrëse në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjatimi i portit në Prishtinë është kryevepër.

Eksperti: Po është interesante se ne nisëm këtë detyrë me ekipin e gjatë punës u bëmë entuziastë mbi mundësitë e projektit kështu që ka entuziasëm dhe brenda ekipit.

durres prishtinekipi hollandezporti prishtposrti durres p[rishtine

“Nga fundi i marsit ose fillimi i prillit”,  por punimet nuk kanë nisur ende!

“Monaco duhet të na e ketë frikën?”, pyeti me shaka Edi Rama. Bashkëbiseduesi vuri buzën në gaz. “Pse duhet të jetë më i mirë Monaco? Pse të mos jemi ne më të mirët?”, iu përgjigj Mohamed El Alabbar.  

Dialogu u zhvillua më 31 dhjetor 2021, gjatë një inspektimi në portin e Durrësit, në prani të zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë së bashku me presidentin e kompanisë e “Emaar Group” zbritën në terren për të parë nga afër ku do të shtrihej projekti 2 miliardë euro, i cili parashikon ta “rilindë” Durrësin me porte jahtesh, 12 mijë të punësuar, 12 mijë banesa rezidenciale, 5 hotele me 850 dhoma dhe 250 poste për parkimin e anijeve dhe jahteve. Gjithçka e shtrirë në 79 hektarë.  

Kompanisë i është dhënë statusi “investitor strategjik”…

Në fund të prillit, Gazeta Shqiptare publikoi një artikull, ku theksohej se projekti 2 miliardë euro dhe që pavarësisht se nisja e ndërtimit të portit të Durrësit u premtua në mars, nuk kishte asnjë gjurmë nga “investimi strategjik”…

Projekti 2 miliardë euro/ Nisja e ndërtimit të portit të Durrësit u premtua në mars. Asnjë gjurmë nga “investimi strategjik”  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.