Kronikë

EMRI/ I biri i kërkoi para për drogë, nëna tenton t’i jap fund jetës duke pirë ilaçe. Arrestohet 19-vjeçari, gruaja në gjendje kritike

14:52 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar i identifikuar si Henri Breçani është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi është konfliktuar me të ëmën, e cila më pas ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar disa medikamente.




Sipas raportimeve, mësohet se gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën në repartin e toksikologjisë.

Gjatë shoqërimit, Henri Brecani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nënës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi F. Brecani është dërguar në spital nga të afërm të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.