LAJMI I FUNDIT

“Qeshja me bashkëshorten kur e mora vesh”/ U propozua nga opozita, Halim Kosova: I vlefshëm dhe dinjitoz, por unë kam deklaruar se…

17:54 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kandidati i propozuar nga opozita për President të Republikës, Halim Kosova, ka zhvilluar një intervistë në ‘News24’ .




Ai ka treguar se është njohur me këtë propozim nëpërmjet medias, ndërsa theksoi se e vlerëson shumë por prioritet mbetet profesionin i tij dhe projekti për njerëzit në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar , por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova, duke shtuar: “Që kur qarkulloi emri im për postin e presidentit, qeshja me bashkëshorten time. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit njëherë.”

I pyetur rreth emrave të propozuar, Kosova tha se nuk është ndalur të bëj ndonjë analizë të veçantë, por shtoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

“Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz.”, tha ai.

Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës?

Halim Kosova: Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ke nevojë për figura të pastra.

Pse jo një presidente zonjë mund të ishte me mirë këtë herë ?

Halim Kosova: Absolutisht më mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.