AKTUALITET

Tensione në Gjykatë mes serial-killerit e të arrestuarve/ ‘Zbërthehet’ Besjan Xhixha: Dumani na tha se ka lidhje me ministra, deputetë dhe prokurorë!

20:40 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca maratonë ku bëhet e ditur se në disa momente ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit.




Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka patur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ky i fundit dhe të gjithë të pandehurit e tjerë kanë kundërshtuar deklarimet e Dumanit, ndërsa Xhixha prej një viti ndodhej në burg nën akuzë për vrasje të dyfishtë.

Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, transmeton MCN.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar. (panorama)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.