DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Dje takimi. Lideri i PS me ish-kryeministrin: Ja skema që u propozua në Linzë. Meta: Jam për Nanon kryeministër

07:00 - 12.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

12 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Dje takimi

Lideri i PS me ish-kryeministrin:

Ja skema që u propozua në Linzë

Meta: Jam për Nanon kryeministër

Ja çfarë u bisedua dje gjatë drekës në periferi. Propozimi për një qeveri të fortë

Meta: Nano kryeministër

Kreu i PS: Faleminderit, por dua president

 Bëhu kryeministër, ndërsa unë pranoj postin e zëvendëskryeministrit dhe atë të rendit, ky ka qenë kompromisi që ka ofruar Meta dje gjatë një dreke që kaluan bashkë në Linzë me kryetarin e PS. Por Nano i ka bërë të ditur se është i vendosur për të çuyar deri në fund sfidën e tij presidenicale, bëjnë të ditur burime nga PS.

 

 

 Nano dhe Meta janë takuar dje për herë të parë që prej një muaji, që nga koha kur kaluan bashkë në fundjavë në ishullin grek të Korfuzit. Nuk dihet ende saktësisht se kush ka qenë organizuesi i kësaj dreke pune”. Meta ka shkuar në këtë takim me një skemë të qartë: të bindë Nanon të heqë dorë nga gara për president dhe të marrë në dorë drejtimin e qeverisë. “Statutin e ndryshojmë brenda javës. Kongresi thirret dhe vendos për njësimin e postit të kryetarit të partisë me atë të kryeministrit”, mësohet të ketë qenë argumenti që i ka paraqitur ish-kryeministri. Meta ka hedhur gjithashtu idenë që qeveria të përfshijë figurat më të spikatura të PS. Gjithnjë sipas skemës që i paraqiti Nanos, Meta e shikon veten si zëvendëskryeministër dhe ministër të rendit. Me një qeveri të fortë shmangim dhe zgjedhjet e parakohshme, hapim negociatat për marrëveshjen e stabilizim – asocimit me BE dhe mund të fitojmë dhe zgjedhjet lokale, ishin argumentat e Metës. “Duke qenë ti në krye të një qeverie të tillë shmangen dhe konfliktet brenda partisë”, ka thënë Meta. Nano është treguar i sigurt për të mos lënë në mes garën presidenciale. “Unë jam i vendosur ta çoj atë deri në fund”, mësohet të jetë shprehur ai. Duke qenë se tema e bisedës ishte arritja e konsensusit brenda partisë, Nano i ka kërkuar që ta mbështesë atë për t’u zgjedhur president. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, përgjigja e Metës ka qenë se ai është dakord që Nano të zgjidhet president, por nuk është i sigurt nëse arrihet numri i mjaftueshëm i votave. “Jo të gjithë mbështetësit e mi mund të më dëgjojnë për të votuar kandidaturën tënde”, është përgjigjur Meta. Kështu janë mbyllur negociatat e djeshme Nano-Meta pa arritur asgjë konkrete.

PR mbledh tryezën për Sabri Godon

Konventa e opozitës do të mblidhet përsëri të premten. Në ndryshim nga mbledhja e saj e parë, këtë radhë do të takohen kryetarët e partive, anëtare të saj. Këtë fakt e pohoi organizatori i këtij takimi, Fatmir Mediu. Ai tha se “nga ky takim opozita duhet të dalë me një emër të saj për president”. Mediu do t’u kërkojë në takimin e së premtes, krerëve të partive, mbështetje për kandidaturën e propozuar nga PR-ja, Sabri Godo. Mbështetja për Godon, në fakt do t’i kërkohet zyrtarisht vetëm kreut të selisë blu, Sali Berisha, pasi shumica e deputetëve të tjerë të Konventës janë shprehur prej kohësh në favor të tij. Ndërkohë e veçanta e këtij takimi të dytë të Konvetnës do të jetë mungesa e kryetarit të reformatorëve, Genc Pollo, i cili nuk do të marrë pjesë për të mos e konsumuar takimin e planifikuar me Berishën të shtunën. Mungesa e tij tregon se Pollo nuk do të rreshtohet përkrah Berishës, pa marrë garancinë prej këtij të fundit, për zgjedhjen e të gjitha problemeve të lind nga përplasja e partive të tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.