BOTA

Mortaja i merr jetën ushtarit britanik në Ukrainë! 36-vjeçari po luftonte kundër trupave ruse në Mykolaiv

18:39 - 14.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ushtar britanik i cili luftonte në radhët e ukrainasve kundër forcave ruse ka mbetur i vdekur nië fushën e betejës. Ai është goditur nga një mortajë.




36 vjeçari i quajtur Scott Sibley,  nga Lincolnshire mësohet se është vrarë në rajonin Mykolaiv të Ukrainës kur ushtria ukrainase ra nën sulmin e trupave ruse.

Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të mëdha në gjoks dhe bark.  Sibley, i cili u largua nga ushtria britanike rreth pesë vjet më parë, udhëtoi për në Ukrainë në muajin mars.

Sibley ishte i pari britanik i konfirmuar se kishte vdekur në konflikt që nga fillimi i pushtimit. Ndërkaq një hetim i plotë do të nisë më 15 nëntor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.