LAJMI I FUNDIT

“Nuk dua të hyj te llojet e armatimeve!”- Mbështetja për Ukrainën, Spiropali zbulon planin e diskutuar në Kiev me Zelenskyn: U fol për projektin që ata kanë për rindërtimin

20:06 - 18.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elisa Spiropali ka zbuluar detaje nga takimi zyrtar në Ukrainë pak ditë më parë.




Në një intervistë për “Kjo Javë”, ajo foli për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë dhe pritet t’i japë Ukrainës, duke përmendur këtu dhe idenë që u hodh në tryezën e diskutimit me Presidentin Zelensky, për rindërtimin e zonave ku janë larguar trupat ruse.

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Ku konsistojnë ndihmat që ne i kemi dhënë Ukrainës dhe pritet të bëhet dhe më tej?

 

 

Elisa Spiropali: Nuk dua të hyj te llojet e armatimet që ne kemi çuar, ndër të para vende, por dhe më vonë kemi vënë në dispozicion 1 mln euro për Ukrainën. Mund të duket modeste për nevojat që ata kanë, por për vendin tonë është një shumë e konsiderueshme. Më pas me sanksionet, kemi kërkuar dhe ashpërsim madje, dhe në bisedë me Zelensky u diskutua projekti që ata kanë për rindërtimin e Ukrainës, duke filluar nga zonat që janë çliruar nga pushtimi rus sidomos periferitë që ishin një pamje shumë e trishtë. Ne modestisht mund të japim kontributin tonë. Ata kishin idenë e ndërtimit të një zone rezidenciale, që kryeministri Rama ua ofroi si mundësi, që vende të ndryshme të botës të kontribuojnë dhe në ndërtimet e godinave konkretisht. Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë, sidomos për Irpin, Dorodiakën dhe Buchën.

Vizita e Kievit i ka paraprirë dhe një vizite para se të niste lufta, si ishte ta shihje tani Kievin në këtë kontrast? Ju keni qenë në Samitin për Krimenë në Kiev…

Po, në fund të gushtit të 2021,  para se të niste lufta, në platformën e Krimesë të iniciuar nga presidenti Zelensky… Ishte një rast i jashtëzakonshëm aty për të parë një qytet të gjallë, një vend që aspiron të jetë pjesë e BE dhe që ndan vlerat perëndimore dhe të lirisë. Më ka bërë shumë përshtypje Kievi dhe kur u ktheva tani e trishtova sepse e kishte humbur gjallërinë, për shkaqe që kuptohen, gjithsesi njerëzit e ruanin vitalitetin dhe do thoja gjallërinë dhe vendosmërinë për të jetuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.