BOTA

Në Ukrainë në anën e refugjatëve/ Aktori amerikan Ben Stiller, takohet me Zelensky

22:21 - 20.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori amerikan Ben Stiller u gjet në Poloni dhe Ukrainë , i cili u takua me njerëz të zhvendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe me presidentin e vendit Volodymyr Zelensky .




Aktori 56-vjeçar, i cili është ambasador i vullnetit të mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), mbërriti në Poloni të shtunën dhe vizitoi qytetin kufitar të Zesuf, ku foli me punonjësit e ndihmës.

Më pas ai vizitoi Ukrainën, ku u prit nga presidenti Zelensky.

” Është shumë mirë dhe një nder i madh që të shoh ty ,” tha Stiller .

” Jo aq i madh sa juaji ,” u përgjigj Zelensky.

Në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram nga Ukraina, Stiller theksoi ndër të tjera se “lufta dhe dhuna po shkatërrojnë jetë njerëzish në mbarë botën. “Askush nuk zgjedh të lërë (shtëpinë e tij) shtëpinë e tij” dhe e përshkroi të drejtën e secilit për siguri si të patjetërsueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.