LIFE STYLE

Si të pastroni orenditë e oborrit/ ballkonit

12:00 - 22.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orenditë e ambientit të jashtëm kërkojnë përkujdesje ashtu sikurse ato të ambienteve të brendshme.




Por, duhet të dihet se si të veprohet me to, sepse disa prej tyre janë delikate dhe mund të prishen.

Shikoni mënyrat e duhura për t’i pastruar këto orendi, të çfarëdo lloji materiali qofshin.

Shportari/ Xunkth

Me një furçë të butë të njomur me ujë dhe sapun jo irritues. Shpëlajini me zorrë. Për t’i mirëmbajtur shpëlajini një herë në dy javë për të parandaluar papastërtitë në të çarat.

Druri

Me një furçë të butë të njomur me ujë dhe sapun jo irritues. Shpëlajini me zorrë.

Hekur i përpunuar

Me një leckë të pastër të njomur me ujë dhe detergjent enësh të butë. Shpëlajini me zorrë.

Alumin

Me një leckë të pastër e të njomur me ujë dhe detergjent enësh të butë.

Për të hequr njollat, përdorni një leckë të butë të njomur me ujë dhe një sasi të vogël të pastruesve gërryes. Shpëlajini me zorrë.

Plastike

Me një leckë të pastër e të njomur me ujë dhe detergjent enësh. Shpëlajini me zorrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.