BLUETOOTH

Nxehtësia ekstreme që prek Evropën: Janë rritur me 30% rastet e vdekjeve

17:14 - 22.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Evropa po përballet gjithnjë e më shumë me periudha të nxehta aq intensive sa trupi i njeriut nuk mund ta përballojë, pasi ndryshimet klimatike vazhdojnë të rrisin temperaturat, thanë të hënën shërbimi i monitorimit të klimës Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike.




Në një raport mbi klimën e Evropës, Copernicus  kanë vënë në dukje kushtet ekstreme të vitit të kaluar, duke përfshirë një valë të nxehtë të korrikut, e cila shtyu 41% të Evropës Jugore në stres të fortë, shumë të fortë ose ekstrem të nxehtësisë – zona më e madhe e Evropës në kushte të tilla ndodheshin çdo ditë.

Nxehtësia ekstreme paraqet rreziqe të veçanta shëndetësore për punëtorët në natyrë, të moshuarit dhe njerëzit të cilët janë të diagnostifikuar  me sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.

Nëse ju referohemi sipas shtetetve Itlia ka regjistruar 7% më shumë vdekje se normalja korrikun e kaluar, me viktima duke përfshirë një burrë 44-vjeçar që pikturonte shenjat e rrugëve në qytetin verior të Lodit.

Stresi i nxehtësisë mat ndikimin që ka mjedisi në trupin e njeriut, duke kombinuar faktorë si temperatura, lagështia dhe reagimi i trupit, për të vendosur një temperaturë konstante .

Po ashtu edhe pjesë të Spanjës, Francës,  dhe Greqisë përjetuan deri në dhjetë ditë stres ekstrem të nxehtësisë në vitin 2023, i përcaktuar si një temperaturë “e rrezikshme” prej më shumë se 46 gradë Celsius, në të cilën pikë duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të shmangur goditjen nga nxehtësia që do të pasonin me probleme të tjera shëndetësore.

Vdekjet nga nxehtësia janë rritur me rreth 30% në Evropë në 20 vitet e fundit, thuhet në raport.

Agjencia e mjedisit e BE-së u kërkoi  qeverive muajin e kaluar të përgatisin sistemet e kujdesit shëndetësor për ndryshimet klimatike dhe bëri thirrje për rregulla të BE-së për të mbrojtur punëtorët e jashtëm nga nxehtësia ekstreme.

Viti i kaluar ishte më i nxehti në botë që nga fillimi i regjistrimeve. Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë.

Ndikimet që kanë ardhur nga efekti serrë ishin shkaku më i madh i nxehtësisë së jashtëzakonshme të vitit të kaluar, thuhet në raport. Faktorët duke përfshirë modelin e motit ‘’El Nino’’ gjithashtu luajtën një rol.

Nxehtësia nxiti motin ekstrem, duke përfshirë Viti i kaluar ishte më i nxehti, pasi atmosfera më e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi, duke shkaktuar rrebeshe më të mëdha kur lirohet.

Përmbytjet në Slloveni vitin e kaluar prekën 1.5 milionë njerëz. Greqia pësoi zjarrin më të madh të regjistruar të BE-së, i cili, me 960 km katrorë, ishte dyfishi i madhësisë së Athinës. Akullnajat alpine humbën 10% të vëllimit të tyre të mbetur gjatë 2022 dhe 2023.

“Disa nga ngjarjet e vitit 2023 befasuan komunitetin shkencor për shkak të intensitetit të tyre, shpejtësisë së fillimit, shtrirjes dhe kohëzgjatjes së tyre,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.