LAJMI I FUNDIT

Egnatia “pa frena” në merkato, akord edhe me ish-mbrojtësin kampion të Partizanit

08:16 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egnatia e Edlir Tetovës “pa frena” në merkato. “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë ekskluzivisht, se klubi rrogozhinas në orët e fundit ka biseduar me Sodiq Atandën, ish-mbrojtësin e Partizanit, që u shpall kampion me “demat e kuq”, që asokohe drejtoheshin nga Skënder Gega.




Mësohet se palët parimisht kanë rënë dakord dhe pritet vetëm firma, e cila me shumë gjasa do të vijë në ditët në vijim, kur mbrojtësi të vihet në dispozicion të trajnerit Tetova.

partizani krasniqi atanda

Atanda e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar, teksa përvecc Partizanit në të kaluarën është aktivizuar edhe me Apoloninë. 28-vjeçari provoi edhe një sezon te Prishtina, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dhofar Club në Oman. Vlera aktuale në treg e Atandës sipas “Transfermarkt”, është 250 mijë euro./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.