Kosova

Vjen reagimi i parë kundër organizimit të “Sunny Hill Festival”/ Drejtoresha e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve: Pse do kërkoj anulimin e eventit!

16:16 - 02.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ardhur reagimi i parë kundër zhvillimit të festivailit “Sunny Hill” në parkun e Gërmisë në Prishtinë.




Drejtoresha e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani e ka konsideruar një lajm të tmerrshëm organizimin e festivalit në këtë park.

Ajo bën me dije se fondacioni do të kërkojë anulimin e këtij vendimi. Sipas saj, në parkun e Gërmisë ka ende mbeturina nga organizimi i një viti më parë.

Postimi i Elza Ramadanit:

Lajm i tmerrshem! Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do te kerkoje shume shpejte qe te anulohet ky vendim dhe autorizim qe ta monitoroje procesin sepse vitet e kaluara e kane knaqe krejt keta qe e dojne vendin e vet. Ende shishet dhe berllogu i tyre eshte ne parkun e Germise. Kam foto dhe deshmi per keto. Shume keq qe kaq pak e mbrojme mjedisin dhe kafshet e egra n’kete vend!!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.