LAJMI I FUNDIT

“I njoftonte në mes të natës dhe u jepte para”, Salianji pas shtyrjes së seancës: Beteja nuk ka qenë personale

14:25 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pas shtyrjes së seances në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale” për në 18 korrik. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve, por edhe mungesa e një anëtari të trupit gjykues.




Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se kur një person kërkon drejtësi, gjithmonë ka vonesa në proceset gjyqësore.

Sipas tij, nuk mund të ketë një dënim kur nuk ka vepër penale, pasi sic thotë ai, ka bërë denoncim dhe jo kallëzim.

“Për shkak të mungesës së avokatëve por edhe një anëtarë të trupit gjykues seanca u shty. Vonesa dhe sorollatjet janë të përhershme sa herë që një person kërkon drejtësi. Ankimi është i plotë, janë te gjithë elementet

Nuk ka pasur vepër penale. Në rastin tim unë kam paraqitur prova për të paraqitur para publikut dhe për të provuar pafajësinë time.

Jemi në një rast që duket sikur është i koklavitur, por është shumë e thjeshtë. Unë nuk kam bërë kallëzim, por një denoncim për një të dënuar.

Pjesa e investigimit të gazetarit është e njohur për publikun, sesi të gjithë drejtuesit e lartë politikë ishin të përfshirë në një çështje ku kërkonin të  involvonin një dëshmitar të rremë, një personazh që sot i ka marrë paratë e veta nga qeveria dhe sot ishte dakord edhe me burgun që ka bërë”, tha Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.