OPINION

Mbi Etërit Integrues të Shqipërisë dhe mëndjen europiane të shqiptarëve

10:00 - 04.07.22 NDRIÇIM KULLA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kam shkuajtur edhe herë të tjera më parë me shqetsim ,  se në procesin e integrimit europian të Shqipërisë po duket qartë gjithmonë e më tepër se me rëndësi vendimtare është një çështje për të cilën nuk ka patur dhe nuk ka asnjë projekt të mirëfilltë qeveritar, pavarësisht se cila pale është në pushtet. Fjalën e kam për integrimin mendor europian të shqiptarëve.  Shqipëria do të mbetet jashtë dyerve të Bashkimit Europian sa kohë nuk është bërë integrimi mendor europian i shqiptarëve, ose së paku sa kohë që ky proces nuk është vënë në rrugë të mbarë. Brukseli nuk na e thotë këtë gjë problem thelbësor, por kjo nënëkuptohet në çdo fjalë që na thonë të dërguarit e BE-së. Të gjitha problemet tona që ata i evidentojnë në raportet e tyre dhe që pengojnë përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë reflektojnë mungesën e integrimit mendor europian të shqiptarëve.

Edhe kur të hapen bisedimet aq shumë të pritura për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat siç dihet kanë  shumë kapituj, që gjenden në shumë dosje  e që do të hapen mbi tryezën e negociatave, ky proces nuk do të mbyllet me sukses nëse BE nuk bindet se vendi ynë nuk ka bërë hapa seriozë përpara për integrimin mendor europian të shqiptarëve. Megjithëse zyrtarisht nuk ka një kapitull të tillë në bisedimet, ai do të ekzistojë faktikisht.

Qeveritarët tanë të gjithë palëve politike duket se nuk e marrin seriozisht atë që thonë europianët se BE para se të jetë një bashkim ekonomik, politik, është një bashkim mendor, i individëve që ndajnë një mendësi të përbashkët europiane të formuar historikisht. Kjo mendësi kolektive është formuar duke ecur mbi dy shina. Nga njëra anë  që duhej ti paraprinte integrimit europianmbi bazën e arritjeve të shkencave humane europiane në shekuj, të filozofisë, sociologjisë, antropologjisë, politologjisë, psikologjisë etj. Kështu u formua ai që mund të quhet Mendimi Europian dhe që përbën bazën e asaj qëmund ta quajmë kulturëe përbashkët europiane.

Në anën tjetër, në vendet e ndryshme europiane kanë qenë disa breza publicistësh, njohës të mirë të këtyre që bënë një punë divulgative për t’ i përhapur këto ide të vështira në shtresat më të gjera të popullsisë nëpërmjet shtypit. Kjo lloj publicistike u bë pjesë e lëndëve të ndryshme shkollore duke ndikuar shumë për përhapjen e këtij modeli.

Procesi i integrimit të Europës si një bashkim shtetesh u bëi mundur sepse qytetarët e këtyre shteteve kishin marrë një formim të përbashkët, të ngjashëm për një kohë të gjatë, mbi bazat e kësaj kulture të përbashkët europiane. Qeveritë e këtyre vendeve kishin investuar me kohë për këtë gjë në arsim, botime, media etj. Natyrisht që qytetari europian nuk u bë filozof, sociolog, apo politolog, por mori bazat e përgjithshme të Mendimit Europian, si një bërthamë e krijuar nga shkencat humane europiane.

Si paraqitet kjo çështje në Shqipëri? Për fat të keq më duhet të them se më tepër është bërë për këtë proces nga qeveritë e viteve 20-30 të shekullit të kaluar se nga qeveritë e pas vitit 1990. Në kohën e Mbretit Zog në Shqipëri nuk lejohej pluralizmi politik, por ky monark me mençuri lejoi dhe mbështeti pluralizmin mendor në drejtim të kulturës europiane dhe Mendimit Europian. Në shtypin shqiptar të kohës së Zogut, në gazetat dhe revistat e shumta lexuesi i kohës gjente të paraqitura në mënyrë divulgative gjithë filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, psikologjinë europiane.Një plejadë publicistësh të asaj kohe me njohuri të thella të kulturës europiane, të Mendimit Europian, bënë një epokë të Mendimit Shqiptar me orientim europian, të tillë që edhe sot pas rreth një shekulli shërben si shkollë e Mendimit Shqiptar. Këtë plejadë mendimtarësh, në analogji me termin Etërit Themelues që përdorin amerikanët për ata që shpallën pavarësinë e vendit të tyre, mund të quhen Etërit Integrues të Shqipërisë. Të tillë ishin, sa për të përmendur disa: Branko Merxhani, At Zef Valentini, Mehdi Frashëri, Vangjel Koça, Krist Maloki, Tajar Zavalani, Mithat Frashëri, At Anton Harapi, Dom Ndoc Markaj etj. Si trashëgimtari i tyre i drejtpërdrejtë sot mund të quhet Ismail Kadare dhe këtu fjalën e kam për Kadarenë si publicist.

Nga kujtimet e Petro Markos ne mësojmë se të gjithë këta publicisë financoheshin drejtpërdrejt nga qeveritë e kohës.Petro Marko na tregon skena në zyrat qeveritare kur ai dhe Branko Merxhani shkonin për të marrë financimet që iu takonin me ligj. Vështirë se ndonjë qeveri shqiptare ka bërë një investim më të vlefshëm për kulturën shqiptare, për integrimin mendor europian të shqiptarëve. Mund të kisha përmendur të tjerë emra që dëshmojnë për këtë politikë qeveritare të asaj kohe, por përmenda Petro Markon sepse ai ka qenë antizogist dhe me siguri qënuk do të thoshte diçka të tillë nëse nuk do të kishte ndodhur vërtet. Mund të kisha përmendur fjala vjen Zoi Xoxën, por antizogistët do të thoshin se ai ka gënjyer si zogist që kishte qenë.

Dhe sa për efektivitetin e këtij investimi mjafton të shohim tirazhin e gazetave dhe revistave të asaj kohe ku shpalosej kjo shkollë e Mendimit Shqiptar dhe do të kuptojnë se për shkak të punës mjeshtërore divulgative këto ide patën një përhapje të gjerë dhe një vëmendje të madhe në shoqërinë shqiptare të kohës. Edhe sot e kësaj dite këto lloj botimesh të asaj kohe mbeten librat më të kërkuar te bukinistët, ndonëse shumica e tyre janë ribotuar.

Meqënëse ne nuk kemi sot një shkollë të tillë publicistike të aftë që të divulgojë Mendimin Europian (shumica e atyre me diploma të huaja që shkruajnë në shtyp vështirë se e kuptojnë veten e tyre), atëherë është mirë që të përdorim këtë pasuri intelektuale kombëtare. Për këtë natyrisht që duhet një investim qeveritar që do të shkojë për llogari të procesit të integrimit europian të vendit. Le t’i çojmë librat e Etërve Integrues sa më gjerësisht në duart e shqiptarëve dhe pastaj të përpiqemi që sipas shembullit të tyre të krijojmë një shkollë bashkëkohore të Mendimit Shqiptar me orientim europian, sipas shembullit të tyre.

Vetëm kështu mund të futet në hullinë e duhur procesi i integrimit mendor europian të shqiptarëve dhe sa kohë që nuk është vënë në rrugë të mbarë ky aspekt i procesit të integrimit, nuk do të ndodhë anëtarësimi i vendit në BE edhe në se hapen negociatat për ne si  vend kandidat.Qeveria aktuale nuk e ka bërë  dhe nuk ka për ta bërë asgjë ,sepse  ajo nuk dëshiron që të mendoj për një projekt të tillë të thellë dhe substacial.Korrupsioni,fitimi,kanabisi,krimi i oranizuar nuk e lënë.Këto probleme shkatërrimtare të shtetit t֝ë së drejtës dhe demokracisë e kanë prishur rendin e gjerave duke mos mundur që të  krijohen prioritete  të vërteta për zhvillimin e mëndjes.Por edhe opozita që ka si mision të konstatoj, të denoncoj, të frymëzoj dhe  të jap alternativa të reja, për atë që nuk është bërë mire, ose që nuk është bërë fare, duhet që të ketë një projekt krijues mbi këtë mangësi të theksuar politike dhe kulturore, pavarësisht nga  emergjengjca e ringritjes së saj.Kjo do ishte epërsi  për të  në se do ta bënte,   sepse  kjo është një e mire dhe e mira gjithmon është e  dallueshme.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.