BLUETOOTH

Romeo Veshajn e ‘tradhton’ veshja në dasmë, i grisen pantallonat teksa mbante dhëndrrin mbi supe!

12:10 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj ishin të ftuar në një dasmë, ku ky i fundit ka marrë vëmendjen e të gjithëve.




Romeo ishte i vendosur në qendër të vendit së bashku me dhëndrin që po martohej. Në një moment aktori i humorit e merr në qafë mikun e tij dhe nis të kërcejë me të mbi supe, por në atë moment atij i grisen pantallonat.

Në videon e publikuar nga Kryefjala.com Romeo shihet i veshur me një palë pantallona ngjyrë kafe dhe këmishë të zezë. Gjatë kërcimit pantallonat iu grisën dhe momenti u xhirua edhe nga të pranishmit e tjerë në dasmë. Ndërsa Donaldi, i cili ishte pranë vëllait të tij, shihet duke buzëqeshur dhe duartrokitur.

Romeo Veshaj u komentua pak ditë më parë për puthjen ‘pasionante’ që shkëmbeu me aktorin e humorit Olsi Bylykun. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e binjakëve, dhe papritmas mori një puthje nga Romeo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.