LAJMI I FUNDIT

Seanca në “Apel” për “Babalen”, Noka: “Klani Xhafa” në sulm kundër deputetit Salianji

15:37 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Procesin gjyqësor ndaj Ervin Salianjit, seanca për të cilin u shty ditën e sotme, Deputeti Flamur Noka e ka quajtur sulm të “klanit Xhafa”.




Në një reagim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Salianjit i janë vërsulur me procese gjyqësore të montuara.

Reagimi i plotë:

Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji

Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.

Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.