OPINION

SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Shqipërisë

13:33 - 28.07.22 JOE BIDEN
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave të diktaturës.




Sot, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO, partnerë që punojnë bashkë për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shqipëria gjithashtu ka dhënë një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas, teksa mbrojnë vendin e tyre kundër luftës brutale të Rusisë.

Dua gjithashtu të falënderoj popullin e Shqipërisë për mikpritjen tuaj në strehimin e mijëra afganëve gjatë vitit të kaluar. Dhe ndërsa shohim nga e ardhmja, SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa ju çoni para punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin, për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin për anëtarësim në BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.