Horoskopi

HOROSKOPI SOT/ Kjo ditë është perfekte për atë që dëshironi. Në punë merrni kohën që ju nevojitet!

07:05 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Këtë të premte duhet të përfitoni nga mundësia e të folurit qartë me personin me të cilin dëshironi të sqaroheni. Nuk ka më justifikime. Kjo ditë është perfekte për atë që dëshironi. Sa kaq në vazhdin do të ketë shumë të reja, sidomos në punë.




Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Kjo e premte nuk është dita më e mirë. Ka disa gjëra që ende nuk po gjejnë zgjidhje dhe që fatkeqësisht të bëjnë të presësh. Në punë duhet të merrni gjithë kohën që ju nevojitet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Hëna është në anën tuaj. Ka gjëra dhe aspekte që duhet t’i rivlerësoni në mënyrë që të përfitoni nga gjithë kjo energji pozitive. Në punë nuk ju mungon dëshira për të ecur përpara dhe për t’u përkushtuar si gjithmonë.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Do të keni disa surpriza të reja. Në dashuri do të ketë shumë shanse ndaj, mos u dekurajoni. Në punë nuk jeni të qetë. Kjo po ju demoralizon dhe jo pak.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Tani le të shohim se çfarë rezervon Në dashuri duhet të filloni të bëni një përzgjedhje të njerëzve që ju konsiderojnë dhe vlejnë më shumë. Ndaloni së humburi kohë me ata që nuk ju meritojnë. Në punë ka shumë situata që do të dëshironit t’i ndryshonit. Ka ardhur vallë koha që t’i merrni gjërat në duart tuaja.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Këto ditë jeni duke u fokusuar në atë që dëshironi më shumë. Kjo ju ka bërë që të përqendroheni në aspekte të karakterit tuaj që as nuk i keni marrë ndonjëherë parasysh më parë. Të gjitha aspektet duket të jenë pozitive, përfitoni prej tyre edhe në punë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Pozitiviteti është qendra e ditës suaj këtë të premte . Kjo ju mundëson t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Ndërkohë duket se jeni githnjë e më shumë i/e fokusuar në të ardhmen. Në punë do arrini të merrni atë që dëshironi më shumë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ndërsa Hëna është tashmë në dizavantazh me shenjën tuaj, kokëçarjet po shfaqen në spektrin e dashurisë. Ndaj duket se këtë të premte, jo gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Për këtë, përpiquni të merrni të gjithë kohën që ju nevojitet.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Jeni ndezur nga dëshira që të thoni gjithçka që ju vjen në mendje, mendime që po ju ziejnë në kokë. Diçka ka ndryshuar dhe ndjeni nevojën ta vini në jetë. Edhe në punë duket të jetë e njëjta gjë, arenë ndryshimesh. Mos u fshihni më pas vetes.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Për Bricjapin, këtë të premte është mjaft optimist. Do të rrethoheni nga njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mund t’ju japin energji për të ecur përpara. Në punë do keni gjëra për të rregulluar, por do ia dilni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Do të ketë disa tensione në dashuri, por asgjë e rëndësishme. Thjesht duhet të përpiqeni të përmbaheni dhe të bindni veten se kjo periudhë do të kalojë së shpejti. Shmangni situatat stresuese në punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Duhet të gjeni qetësinë shpirtërore që ju mungon në një lidhje. Ndoshta duhet të përqendroheni më shumë në punë, të paktën tani për tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.