AKTUALITET

‘Pusho në paqe kolonel’, ndahet nga jeta mjeku i spitalit të Traumës, kolegët bëjnë postime prekëse

21:17 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë mjeku i spitalit të Traumës Luan Nikollari. Lajmi bëhet i ditur nga familjarë dhe miq të Nikollarit, i cili ka mbajtur disa detyra dhe pozicione në mjekësinë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, ai që ka shkruar fjalë të ndjera për kolegun e tij:




I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Luanit, të cilin sa herë e takoja e quaja “kolonel”. Punuam vite të tëra së bashku ku koloneli ishte shembull i profesionalizmit dhe korrektesës. Mbi të gjitha, një njeri i përsosur!

Pusho në paqe, kolonel! Qofsh gjithmonë i kujtuar nga miqtë e shumtë bluzëbardhë dhe me uniformë!

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit dhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Petrit Vasili: Çfarë dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë ne paqe Luani i mire

Maksim Basho: I ndriçoftë shpirti ne parajse kolegut te nderuar ngushëllime familjes.

Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!

Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet me te sinqerta!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.