LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Debutim ëndrrash, Ramsey gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re pas vetëm 1… në fushë

15:28 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Aron Ramsej te skuadra franceze e Nisës.




Vetëm 1 minutë në fushën  e blertë i mjaftoi mesfushorit uellsian, për t’u shndërruar në protagonist, duke gjetur rrugën e rrjetës, në duelin ndaj Tuluz, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit francez.

Ramsej u hodh në fushë në minutën e 77-të duke zënë vendin e Stengs, teksa në minutën e 78-të, pas asistim të Brahimit, përshëndeti rrjetën, duke shpëtuar skuadrën nga humbja.

Vlen të theksohet se vendasit e Tuluz, kishin kaluar në avantazh në minutën e 20-të me Dallinga. Për sa i përket Ramsejt, mesfushori u bashkua me klubin e ri vetëm pak ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.