LAJMI I FUNDIT

Braçe për zjarret në Divjakë: Nuk ia kishim borxh askujt! I takon policisë të merret me shkaktarët

21:33 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me zjarret në Divjakë.




Me anë të një postimi në Facebook, Braçe u shpreh se zjarri është fikur por se dëmi që ai ka shkaktuar është po aq i madh sa flakët.

Gjithashtu, ai ka shtuar se është mirënjohës për të gjithë ata zyrtarë vendorë që dhanë ndihmën në shuarjen e flakëve.

Reagimi i plotë:

ZJARRI I MADH U FIK!

DEMI ESHTE AQ I MADH SA ZJARRI;

MJEDISI POR EDHE EKONOMI PRIVATE NE PEMETARI JANE DEMTUAR MASIVISHT!

NUK JA KISHIM BORXH KERKUJT;

Por me kete le te merret policia!

Nderkohe me takon mua ti perulem me rrespekt ZJARREFIKESVE;

Djemve te Divjakes-te paret ne beteje me zjarrin, djemve te Rrogozhines-fqinjet qe na erdhen ne ndihme menjehere, djemve te Beratit-erdhen menjehere pas apelit per ndihme, djemve te Fierit e Roskovecit-shtuan fuqine tone ne beteje me zjarrin;

Divjaka ju eshte mirenjohese!

Nderkohe dua te falenderoj Fredi Kokoneshin-ne pune nga minuta e pare e deri tani, drejtoi zjarrefikesit ne terren;

I jam shume mirenjohes kryetareve te bashkive te Rrogozhines-Memolla, Beratit-Ervin Demo, Fierit-Mand Subashi, Roskovecit-Majlinda Bufi;

ME MIQ SI JU SHKOHET NE LUFTE!

Faleminderit prefektit te Qarkut Fier dhe ekipit te tij te emergjencave!

Posacerisht shume mirenjohes:

KRISTINES-kryetares se Shenepremtes, pa te veshtire te shpetonim shtepite ne fshat;

KASTRIOTIT-nje njeriu qe na gjendet vete, pa ja kerkuar kush, sa here jemi ne veshtiresi, pa te sot Shenepremte do ishte djegur!

Njerez te mire qe duan vendin e tyre!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.