Kryesore

“Drejtësi për Jonadën”/ Protestuesit para Kryeministrisë telefonojnë Ramën, por nuk u përgjigjet

20:54 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është mbajtur sot në kryeqytet protesta e dytë pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht.




Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje për drejtësi e kundër qeverisë në dyert e ministrisë. Më pas kanë lyer me bojë të kuqe muret e ministrisë së Brendshme.

Përveç këtyre, pati edhe një thirrje telefonike pa përgjigje.

Qytetarët e vendosur para Kryeministrisë kanë provuar të telefonojnë ‘live’ kryeministrin Edi Rama, por megjithëse zilja ra, celularin nuk e ngriti askush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.