Kryesore

Qytetarët nga Kryeministria: Ose do bëhemi palë me kriminelët, ose ky palaço që bën show 3D të largohet

21:03 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët, të ulur në shkallët e Kryeministrisë së bashku me fëmijë ë cilët mbanin në duar pankarta ku kërkohej drejtësi për Jonadën.




-Këtu lind krimi, çdo e keqe Shqipërisë vjen nga kjo godinë mbrapa. Përveç shkarkimit, duam të ikin sonte ose do ndryshe do vijmë për kokën e tij, të largojmë Ramën. Duhet drejtësi për Jonadën.

Nëse ne do kemi frikë edhe ata fëmijët tanë do ti rrisim me frikë, frika jonë ka vdekur bashkë me Jonadën. Nëse nuk shkarkohen sot, me largimin e kryemafiozit.

Bëj thirrje për Tiranën sepse kur proteston Tirana dridhet ky Çeçua këtu parapa. Kemi polici që vret me armë në pandemi, me skaf, me gaz lotsjellës. Ose do bëhemi palë me kriminelët, ose ky palaço që bën show 3D të largohet.

Nëse ne nuk u japim kurajo këtyre fëmijëve sot, nuk e meritojmë të quhemi prindër.

-Jam shoku i dajës së Jonadës ikëm 18 vjeç që këtu se nuk kishim bukë.

Kam dy djem që dua ti sjell në Shqipëri të mësojnë shqip. Dua ti sjell të rriten më gjyshërit meqë djalin e tyre e humbën 17 vjet rrugëve të botës. Po ku ti sjell? Edhe sa fëmijë duhet të humbim? Kemi gjak shqiptari e duhet të jetojmë për moral. Nuk është gjithçka paraja.

-Ti kryeministër duhet të jesh i pari që duhet të ikësh sepse ja ke nxirë jetën shqiptarëve. Jemi këtu ditë e natë e nuk do të largohemi derisa të shporreni. Ti ke mision ti vrasësh shqiptarët, je anti shqiptar që do të na largosh nga vendi sepse kështu e ke porosinë.

Zhduku para se të vijmë të të heqim ne që aty, ty dhe ministrat e tu kriminelë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.