LAJMI I FUNDIT

“Çmendet” polici në spital, rreh infermierët me shkelma e grushte dhe kyç dyert! Para dhunës fizike, nisi të shante

14:12 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë ka sulmuar dhe rrahur infermieret në spitalin e Lamisë mbrëmjen e së enjtes. Shkak për këtë është bërë një pacient 44-vjeçar i Klinikës së Patologjisë, i cili është punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës.




44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë, ndërsa ka kërcënuar personelin e katit të 5-të të spitalit të Lamisë. Pak më herët ai kishte tentuar të mbyllte dyert e Klinikës, duke shkaktuar tmerr tek infermierët dhe pacientët e tjerë.

Madje në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, i cili ka kontaktuar dy infermierët në Lamia. Ministri u tha atyre se do t’i mbështesë plotësisht në betejën e tyre ligjore dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.

Kronologjia e ngjarjes

Sipas lamiareport.gr, gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient tjetër  se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Ata vrapuan menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo 44-vjeçari i ka parë i ka sharë në mënyrë vulgare dhe i ka kërcënuar se do të djegë spitalin .

E hutuar, infermierja e parë e këshilloi të qetësohej dhe i kërkoi të dinte se çfarë po ndodhte. Përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit, 44-vjeçari kërkoi që babait të tij të mjekohej, ndërsa vazhdonte të bërtiste dhe të shante. Me rekomandimin e infermieres që të mos bërtiste, ai u kthye dhe i hodhi në fytyrë dosjen me dokumentet dhe e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë.

Lëvizja e tij e radhës ishte mbyllja e dyerve të Klinikës duke shkaktuar tmerr se çfarë mund t’u bënte pacientëve dhe të shtruarve të tjerë. Infermierja hapi menjëherë derën por ai e goditi me grusht në fytyrë, duke i rrëzuar maskën dhe duke thyer syzet që mbante. Më pas ai e hodhi poshtë dhe filloi ta godiste kudo që të mundte.

Edhe kolegu i saj që tentoi ta shpëtonte , u godit me dy shkelma në bark dhe në këmbë. Në momentin që sigurimi dhe policia mbërritën, 44-vjeçari kishte dalë në ballkon duke mbyllur dyert e ballkonit. Me shumë përpjekje, kolegët e tij të policisë, arritën ta nxjerrin jashtë dhe ta çojnë në Drejtori.

Arrestohet për lëndim trupor

Burri është arrestuar me akuzën e lëndimit trupor, keqtrajtimit verbal dhe prishjes së qetësisë. Infermieret fatkeqe shkuan në Urgjencë për t’u ekzaminuar, njëra madje është dashur të transportohet me ambulancë për shkak të sulmit të dhunshëm që ka marrë. Sipas vlerësimeve të para të kolegëve, ata janë relativisht mirë fizikisht, megjithëse tronditja që kanë pësuar ka qenë po aq e madhe. 44-vjeçari me kërkesë të të afërmve do t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.