LAJMI I FUNDIT

Futi makinën në Gjykatë dhe iu dorëzua rojës, këngëtarit grek i gjenden 1.5 mln euro, drogë dhe armë

16:30 - 14.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Misteri shoqëron bastisjen që policia greke i ka bërë 34-vjeçarit Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar, tekst shkrues dhe ish-pjesëtar i reality-show në Greek Idol në vitin 2010.




Ai futi makinën në parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij.

Por, më 13 gusht kur ndërmori hapin Gorgolitsa ishte duke bërtitur se kishte në posedim eksploziv dhe drogë.

33-vjeçari ishte kthyer në sensacion së fundmi në rrjet pasi në llogarinë e tij në TikTok postonte periodikisht pjesë nga repertori i tij dhe ishte shumë i ndjekur nga të rinjtë.

E rëndësishme për policinë është origjina e parave, pasi “thesari” që mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli, zbulon se 34-vjeçari mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti droge që tregtone kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e e Athinës dhe Mykonos.

Njoftimi i policisë:

Sipas njoftimit zyrtar të EL.AS., “ i akuzuari duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe është paraqitur vullnetarisht pranë rojes së policisë për t’u dorëzuar.

Pas kontrollit të kryer në makinë dhe kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar në total:

1,513,555 euro dhe 336 dollarë amerikanë,

275 gram kokainë,

495,5 gram të përpunuara dhe 0,7 g. kanabis i papërpunuar,

37.9 gram kristal metamfetamine,

131 tableta ekstazi,

3 tableta medicinale,

makinë,

armë trullosëse,

267 fishekë,

4 pako najloni të improvizuara,

4 celulare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.