AKTUALITET

Atentati në Milot ku u ekzekutua Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi, SPAK merr në dorë çështjen!

14:54 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SPAK ka marrë në dorë çështjen e atentatit në Milot ku u vra Klisman Preçi dhe u plagos miku i tij, Ylli Ibrahimi. Sipas News24, Prokuroria e Kurbinit e ka klasifikuar ngjarjen si një atentat të kryer nga një grup i strukturuar kriminal.




Mësohet se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani. SPAK po kalon në “sitë” të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit.

Bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.