BOTA

“Vetëm një herë kemi përplasur kokat pa dashje!”- Ish-ylli i Manchester United në dyert e gjykatës pas akuzave nga ish-partnerja, befason me deklaratën: E kam tradhtuar

18:53 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ryan Giggs, ish-ylli i Manchester United duket se i ka punët pisk, teksa po përballet me ish-partneren e tij në dyert e Gjykatës.




Kate Greville, 38 vjeç, e ka akuzuar ish-futbollistin e njohur se ka përdorur gjuhë fyese me të dhe të motrën, 26 vjeçe në atë kohë, si dhe për dhunë psikologjike.

Por të gjitha këto akuza ai i ka hedhur poshtë, duke pranuar vetëm faktin se e ka tradhtuar disa herë atë, si dhe çdo partnere që ka pasur. Ai tha se natyra e tij është tepër flirtuese dhe se nuk u reziston dot fermave që shfaqin interes për të.

“Nuk kam qenë besnik ndaj asnjë femre”, pohoi Giggs.

Sa i përket një akuze se e ka dhunuar fizikisht, ai tha se ka qenë vetëm një episod kur kanë pasur një grindje për celularin, kur thotë se padashje “koka e tij, është përplasur me kokën e Kate”.

Sakaq, ai ka thënë se në fakt ajo ka i ka bërë presion atij, teksa kujton një episod kur ish-gruaja e ka detyruar dhe diktuar se çfarë mesazhesh t’u dërgojë disa femrave, me të cilat ajo mendonte se po e tradhtonte.

Ndërkohë gjyqi ende vazhdon për yllin e Manchester United./The Times


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.