AKTUALITET

Scholz: Putin nuk e ka kuptuar ende se pushtimi i Ukrainës është një gabim

18:48 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Putin “për fat të keq” duket se ende nuk e ka kuptuar se vendimi për të pushtuar Ukrainën është një gabim, tha Olaf Scholz të mërkurën, duke komentuar një telefonatë që kishte me Putinin një ditë më parë.




“Nuk ka pasur asnjë shenjë ndryshimi në sjelljen e tij”, tha Soltz për presidentin rus, duke shtuar se “është ende e rëndësishme t’i theksohet Putinit se Rusia duhet të tërhiqet nga Ukraina”.

Gjatë telefonatës 90-minutëshe të martën, Scholz i kërkoi Putinit të gjente një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.