Kosova

Ngacmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi në Pejë/ Flori pranon fajin dhe i kërkon falje: Isha i dehur! (VIDEO)

21:10 - 01.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alpinistja nga Kosova, Mrika Nikiqi ka qenë pre e një sulmi seksual teksa ajo i bëri dhe vetë publike pamjet në çastin kur po dhunohej nga Flori Beqiraj, i cili është arrestuar për këtë ngjarje dhe  i ka kërkuar falje Nikiqit duke thënë se ishte i dehur në momentin kur ka e sulmuar.




Në vendimin e gjykatës thuhet se Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikqit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen e alpinistes. Ai ka pranuar fajin se ka sulmuar seksualisht vajzën, ndërsa  ka thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit. Në vendim thuhet  se avokati i Flori Beqirajt i ka kërkuar gjykatës që atij t’i caktohet masa e “Arrestit shtëpiak”.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatë.

Alpinistja kosovare Mrika Nikiqi bëri publike një video ku tregoi se kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Në pamje shihet qartë kur Flori Beqiraj ndjek alpinisten, e kap nga pas dhe tenton të puth.

Tentoi ta tërhiqte zvarrë! Alpinistja kosovare sulmohet seksualisht në qendër të qytetit, publikon videon nga ngjarja e rëndë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.