Këndi i njoftimeve

Banka e Shqipërisë/ TENDER I HAPUR KOMBËTAR

00:00 - 30.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TENDER I HAPUR KOMBËTAR




Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje e suportit vjetor të produkteve Checkpoint”.

“Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit ‘Tender i hapur kombëtar’, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 5,200,000 Lekë”.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen, çdo ditë nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim, pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042419411 (ext. 214). Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare, në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi: Banka e Shqipërisë

BIC: STANALTR

IBAN: AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Blerje e suportit vjetor të produkteve Checkpoint”

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 22 Nëntor 2022, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

____________________________________________________________________________________________


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.