DOSSIER

“Loja e nxënësve të klasës së tretë që alarmoi Sigurimin”/ Zbulohet historia e Ben Blushit dhe Andi Bushatit që vodhën numrin sekret të Enverit!

09:00 - 16.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Nga dita e nesërme në stendat e Panairit të Librit do të jetë edhe botimi më i fundit i Ben Blushit. “41 sekretet” sjell për lexuesit histori të pa treguara më parë me personazhe nga jeta politike dhe kulturore e vendit.




Balkanweb ka mësuar se pjesë e librit është edhe një histori që sot mund të kalojë me nota humori, por gjatë periudhës së regjimit komunist shkaktoi një skandal të vërtetë.

Ka qenë viti 1977 kur Ben Blushi dhe analisti Andi Bushati, të dy shokë të klasës së tretë vodhën numëratorin telefonik të Komitetit Qendror të Partisë.

Pjesë e këtij numëratori ishte edhe numri sekret i Enver Hoxhës, i cili ishte në dorën e shumë pak personave.

Blushi tregon në librin e tij “41 sekretet” se së bashku me Bushatin e shpërndanë numrin e diktatorit në klasë dhe për disa ditë nxënësit që kishin telefon në shtëpi, i binin numrit e nëse dikush përgjigjej nga ana tjetër, ata e mbyllnin receptorin.

Vjedhja e numrit sekret të Hoxhës vuri në lëvizje të gjitha institucionet që garantonin sigurinë e tij deri sa u siguruan se kjo ishte vetëm një lojë kalamajsh të klasës së tretë e jo një kërcënim për jetën e diktatorit.

Në librin e tij Blushi rrëfen gjithashtu biseda të pa publikuara më parë me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, aktorin Robert Ndrenika dhe botuesin Nikollë Lesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.