EKONOMI

“Ngado ta rrotullosh, dalim me humbje nga Porti i Durrësit!”- Kokë më kokë me Ramën në Kuvend, deputeti i PD zbulon diskutimin: I dhashë një…

17:58 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur në Kuvend në lidhje me projektin e Portit të Durrësit duke deklaruar se ngado ta rrotullosh shqiptarët dalin me humbje nga ky projekt.




Ai foli në lidhje me diskutimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama në Kuvend ku shprehet se i ka vënë në dispozicion një dokument në lidhje me një projekt të qeverisë për portin e Karpenit.

“Qeveria shqiptare do të fitojë 1/3 të fitimit që thatë ju. Ngado ta rrotullosh ne dalim me humbje. Mos harroni edhe këtë tjetrën se do punësohen punëtorët sepse aty do bëhet tregti dhe do bëhen ndërtimet e apartamenteve. Investitori fiton vetë. Por fitimet e tij janë shumë herë më të mëdha.

I thashë dhe kryeministrit kur vajta e takova. I vura në dispozicion një dokument. Ju në këtë sallë keni miratuar një projekt gjigand që thonit që do realizonit për Portin e Karpenit. Ka 6 vite. Ku është porti? Ku janë 70 mijë punëtorët e punësuar. E njëjta gjë mund të ndodhë. Nëse do të ketë transparencën.

Nëse mund të ndodhë që të zbulohen skandale që flitet këtu në Tiranë. Fliutet se ka persona që kanë fituar para nga tenderat e qeverisë. Janë paratë e tyre që do investohen atje. Offshoret këtë synojnë fshehjen dhe vetëm fshehje”, tha Sula.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.