

Seanca e sotme plenare në Kuvend është zhvilluar me diskutime të ashpra mes mazhorancë dhe opozitës.
Teksa mbajti fjalën e tij Arben Ahmetaj u shpreh se projekti i Portit të Durrësit është një projekt shembull.
“Ne në sy na hyn edhe një qytetar shqiptar kur fiton punë, e jo më 12 mijë. Nuk ju pëlqen investitori, a kjo është një gjë tjetër. Ky që ndërton në emër të Princit të Kurorës për qytetarët qenka i mirë të ndërtojë apartamente, por jo i mirë të ndërtojë pallate e hotele. Pastaj dilni këtu dhe thoni ky ka aq para dhe ai aq para. Në aspektin legal ekonomik dhe transparencës projekti është shembull”, tha Ahmetaj.
Shfaq Komentet (0)