Kryesore

“Më 6 dhjetor të gjithë në protestë”/ Berisha: Liderët e BE vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë!

12:26 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kjo forcë politike do të zhvillojë një protestë paqësore në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kreu i PD bëri një falenderim për Komisionin Europian për zgjedhjen e Tiranës si vendin për të mbajtur samitin e BE me vendet e rajonit.




Berisha sqaroi se protesta ka si synim të paraqesë të vërtetat e shqiptarëve dhe pa dyshim do të marrë në konsideratë respektin dhe mikpritjen ndaj përfaqësuesve europianë.

Berisha: Siç keni konstatuar protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, diaspore dhe kudo. Por para se të adresoj thirrjen time kam një falënderim të përzemërt për KE përfaqësinë e tij që me deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Rama dhe tellallët e tij, të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta të krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës dhe kjo mori përgjigje përfundimtare.

Garantoj se PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave popullit opozitar në mënyrë civile dhe ka konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin dhe rigoroz të rregullave shqiptare.

Ky është qëndrimi ndërkohë që thirrja ime është për çdo shqiptar të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera që në këto 8 vite janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, çka ka katandisur Shqipërinë që feston 110 vjetorin e pavarësisë, 53 vende me poshtë sesa shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesin e zbatimit të ligjit, por mjerisht nën diktaturën komuniste të Vietnamit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.