AKTUALITET

Braktisi foshnjën dhe burrin për një tjetër/ Familja e kërkonte prej javësh, policia gjen 25-vjeçaren shqiptare!

19:29 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një 25-vjeçare nga Rahoveci, Dorentina Gashi-Spahiu, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj mbi dy javë më parë, është gjetur ditën e sotme.




Sipas mediave kosovare, policia ka njofton se e reja është gjetur e shoqëruar nga një burrë me të cilin bashkëjeton që nga koha kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.

“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, ka braktisur edhe vajzën e saj njëvjeçare.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.